Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Dr. Pleurat Sejdiu i ka shprehur ngushëllime homologut të tij nga Shqipëria Dr. Fatmir Brahimaj.
Në telegramin e ngushëllimit Sejdiu i ka ofruar ndihmën e komunitetit mjekësor kosovar për kolegët nga Shqipëria në kohën kur po përballen me shumë të lënduar nga tërmeti 6.4 ballësh i cili la të vdekur të paktën 15 persona, shkruan Gazeta Shneta.
Telegrami i plotë i Sejdiut për Brahimajn:
I nderuari Dr. Fatmir Brahimaj,
Më lejo që së pari t’i shprehi ngushllimet e mia për viktimat e termetit, ndërkaqtë gjithë të lënduarve dhe të dëmtuarëve iu urojmë shërim sa më të shpejt.
Ju lutem, gjeni të bashkëlidhur Letrën mbështetëse për popullin dhe kolegët tonë nga Republika e Shqipërisë.
Kryetar, me dhimbshmëri, e bashkëndiej me Ju këtë fatkeqësi dhe për këtë më lejoni të shprehi gatishmërinë e plotë të komunitetit tonë mjekësor që për çkadë që ka nevojë komuniteti Juaj mjekësor dhe populli shqiptar në veçanti, të ofrojmë të gjitha kapacitetet tona në shërbimin Tuaj.
Urojmë që kjo fatkeqësi mos të përsëritet.
Me solidaritet,
Dr. Pleurat Sejdiu,mr.Sci