Oda e Mjekëve të Kosovës do të mbajë të enjten Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit, pas përfundimit të procesit për zgjedhjen e delegatëve.
Pas certifikimit të zgjedhjeve dhe verifikimit të mandateve të anëtarëve të rinj të enjten do të mbahet Kuvendi i Odës së Mjekve të Kosovës ku do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar se kandidat për pozitën e kryetarit të OMK-së janë kryetari aktual Pleurat Sejdiu dhe Ramush Bejiqi.
Sejdiu është zgjedhur delegat nga Klinika e Ortopedisë, ndërsa Bejiqi nga Klinika e Pediatrisë në QKUK.
Ndryshe në këtë Kuvend pritet të marrin pjesë Dr. Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë, Znj. Gulten Aka, drejtoreshë e Agjensionit të Luksemburgut për zhvillim, Prof. Dr. Adem Nura, kryesues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dr. Fatmir Brahimaj, kryetar i Urdhërit të Mjekut të Shqipërisë, Prof. Dr. Suzana Manxhuka- Kërliu, dekane në Fakultetin e Mjekësisë, Dr. Fatmire Kollçaku, kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe punë sociale, Dr. Blerim Syla, kryetar i FSSHK-së, Dr. Afërdita Ademi- Osmani, udhëheqëse e Projektit të Shëndetësisë së Qeverisë së Luksemburgut etj.
Kjo është legjislatura e tretë të Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës. /Gazeta Shneta/