Këshilli Drejtues i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka marrë vendim, që Kongresi vjetor i organizuar nga Oda, do te mbahet më 16 dhe 17 tetor 2020.
Kongresi do të jetë i fokusuar në lëminë e Onkologjisë interdisciplinare. “Sot me 11 mars u zgjodh Këshilli Organizativ i përbërë nga 13 anëtarë, ku si përgjegjësi kryesore do të kenë organizimin dhe mbarëvajtjen e punimeve të Kongresit vjetor”, thuhet në njoftimin e OMK-së.
Në këtë Këshill janë përzgjedhur anëtarët: Dr. Naser Gjonbalaj-kryetar, Dr. Rrezart Halili-nënkryetar, Dr. Arben Bislimi, Dr. Faton Sermaxhaj, Dr. Destan Azemi, Dr. Ardian Millaku, Dr. Tefta Isufaj, Dr. Faton Hoxha, Dr. Frederik Çuperiani, Dr. Ismet Bajrami, Dr. Fitim Gashi, Dr. Bujar Imeri dhe Dr. Bardhyl Abrashi.
Kujtojmë se Kongresi dhe Panairi i parë i OMK-së është mbajtur vitin e kaluar ku kanë marr pjesë mbi 2 mijë pjesëmarrës. /Gazeta Shneta/