Operacioni cezarian mundëson një alternativë të lindjes për gratë që nuk duan apo për shkaqe mjekësore nuk mund të lindin në mënyrë natyrale.
Por, ndryshe nga kohët e hershme, tani ky lloj i operimit shihet të jetë më me pak shenja se sa në të kaluarën.
Megjithatë një gjendje më e mirë është në spitçfaralet private se sa ato shtetërore rreth qepjes së plagës pas operacionit.
Kur duhet të shqetësohemi në lidhje me plagën e operacionit?
Përsa i përket kohës së rikuperimit gruaja mund të ndiejë një kruajtje, e cila është shumë normale nëse nuk shoqërohet me dhimbje dhe pus (rrjedhje të qelbëzuar), të cilat janë shenja të qarta të infeksionit.
Po nëse gruaja i është nënshtruar operacionit të dytë/tretë?
Shenja e një operacioni të tillë mund të mos ketë pamje perfekte, por ajo do të ndryshojë me kalimin e kohës, gjë e cila ndodh përkatësisht pas një apo dy vitesh./pernenat/