Nën regjinë e Dr Raif Çavolli dhe Dr Sabjan Memishaj, në Kardiokirurgjinë e QKUK’së është realizuar një operim me sukses në zemër të hapur.
Ky operacion i rrallë i njohur si ‘Bentall+CABG x3’ u krye edhe në asisim të Dr Xheladin Rizanit dhe Dr Ngadhnjim Arifi bashkë me ekipin e anesteziologëve, shkruan Gazeta Shneta.
Fotografitë nga operacioni i sjell Trina Mustafa, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ndryshe, shërbimi kardiokirurgjik është funksionalizuar vonë dhe kjo për shkak të mungesës së stafit mjekësor. /Gazeta Shneta/