Pavarësisht Covid-19, neurokirurgjitë dhe procedurat e tjera ende po zhvillohen në spitale çdo ditë.
Kirurgët dhe stafi i spitalit po marrin masa paraprake – pastrim shtesë, skrinim dhe nganjëherë duke përdorur procedura të ndryshme – për të mbajtur veten dhe ju të sigurt gjatë neurokirurgjisë shkruan MayoClinic, përcjell Gazeta Shneta.
Mirëpo, në disa vende, operacionet jo urgjente mund të shtyhen për një kohë. Kjo varet nga vendndodhja dhe aktiviteti Covid-19 në atë zonë.
Shtyrja e disa procedurave lejon që spitalet të krijojnë udhëzime të reja për pandeminë. Kjo mund të ndihmojë në kursimin e burimeve spitalore dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19.
Por shumë procedura neurokirurgjike nuk mund të presin pa rrezikuar probleme serioze shëndetësore.
Për shembull, tumoret me rritje të shpejtë, dëmtime të rënda të kokës, ose gjendjet që ushtrojnë presion në tru ose palcën kurrizore mund të kërkojnë një operacion të shpejtë ose urgjent.
Rreziqet e mundshme të kirurgjisë neurologjike janë të ndryshme nga disa lloje të tjera të operacioneve sepse virusi është më i përqendruar në mushkëri, hundë dhe pjesën e pasme të fytit.
Kjo e bën rrezikun e ekspozimit të mundshëm ndaj virusit pak më të lartë për kirurgët dhe pacientët gjatë neurokirurgjisë rreth kokës dhe fytyrës.
Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Mjete të caktuara të përdorura shpesh gjatë operacionit neurokirurgjik gjithashtu rrisin grimcat e vogla të gjakut dhe pikave të frymëmarrjes që çlirohen kur dikush me virus kollitet, teshtin ose flet, gjë që rrit më tej rrezikun e transmetimit të Covid-19.
Për fat të mirë, organizatat profesionale kirurgjikale kanë identifikuar këto rreziqe të mundshme dhe mënyrat për t’i shmangur ose zvogëluar ato.
Dhe pa marrë parasysh se çfarë lloj operacioni po bëni, ka procedura standarde për t’i mbajtur të gjithë më të sigurt në spital gjatë pandemisë. Kjo përfshin:
– Rritja e pastërtisë, gjegjësisht pastrimit të spitaleve, dhomave, shtretërve dhe pajisjeve.
– Pajisjet e nevojshme mbrojtëse personale për stafin e spitalit dhe pacientët.
– Testimi dhe shqyrtimi i shpeshtë pë Covidin, për simptoma të tilla si ethe dhe kollë si dhe
– Ventilimi i përmirësuar në sallat e operacionit. /Gazeta Shneta/