Operacioni në QKUK i pasuksesshëm? Rexhepi dërgohet në Gjermani

2017-04-21 në ora 18:11

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i cili para pak ditësh iu nënshtrua një operacioni në QKUK, tani do ta vazhdoj trajtimin drejtë Gjermanisë.

Burime të sigurta të Bota Sot bëjnë të ditur se ish kryeministri Rexhepi do të udhëtoj në Gjermani me paratë e siguruara nga Zyra e Presidentit, gjatë javës së ardhshme.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Rexhepi do të udhëtoj me aeroplan special.

Bëhet e ditur se bashkë me të do të udhëtojnë edhe bashkëshortja dhe vajza e tij.

Në QKUK është thënë se operacioni është kryer me sukses.

Neurokirurgu Arsim Morina, i cili e ka udhëhequr ekipin që e ka trajtuar Rexhepin, e ka cilësuar si të suksesshëm operacionin, por pa dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të tij dhe pasojat që mund t’i ketë më pas.