Kryetarja e Shoqatës së Mamive të Kosovës, Magbule Elezi, ka komentuar operacionin shtatë orësh i cili është kryer në orët e para të ditës së shtunë.
Elezi ka treguar se si i ka gjetur në sallë të operacionit kolegët e saj, kur ka filluar punën në ora 8 të mëngjesit dhe më pas kanë vazhduar edhe 4 orë të tjera.
“Nuk ishin 7 minuta por 7 ore, sikur te jemi ne shtepi duke shikuar TV apo duke ndegjuar muzik 7ore besoj se jane ore te medha por mendoni qe ne nje salle ku qendrohet ne kembe, ku duhet te kete koncentrim e me pas manifestohet me stres e mund”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i mamisë Magbule Elezi:
Krenare me Profesionin…!!
N’8 te mengjesit ne diten e shtune kur fillova orarin e punes, shihja koleget e mije ne salle te operacionit te cilin kishin 3 ore qe kane hy e me pas vazhduan edhe per 4 ore te tjera duke kryer detyren e tyre profesionale per te ndihmuar dhe shpetuar JETE.
Te nderuar qytetare te Republikes se Kosoves
Nuk ishin 7 minuta por 7 ore, sikur te jemi ne shtepi duke shikuar TV apo duke ndegjuar muzik 7ore besoj se jane ore te medha por mendoni qe ne nje salle ku qendrohet ne kembe, ku duhet te kete koncentrim e me pas manifestohet me stres e mund.
Mos harroni profesionistet shendetesore jane te shqetesuar si familja por edhe gezimin e ndajm se bashku me ju prandaj mantilbardhet duhet vleresuar, e respektuar dhe duhet te jemi mirenjohes.
Kemi zgjedhur me vetedeshire kete profesion prandaj te ndihemi krenare dhe te vazhdojm te jemi shembull i sukseseve..!!
“Te Dua Shendetesine – T’i duam sherbimet”