Dr.Francis Collins, drejtor i Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH), ka thënë se vaksina anti covid do të jetë e gatshme; e sigurt dhe efektive deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021.
Gjatë një simpoziumi të mbajtur në mënyrë virtuale mes Universitetit Johns Hopkins dhe Universitetit të Uashingtonit ka thënë se politizimi i procesit të zhvillimit të vaksinës ka qenë në fokus që ka ndikuar në shumë njerëz shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Duke marrë parasysh faktin se kemi ende mëdyshje rreth asaj se a është apo jo e sigurt, unë jam ende optimistë se vaksina do të jetë efektive dhe e gatshme deri në vitin 2021”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka shtuar se do të jenë në dispozicion një e më shumë vaksina të cilat do të jenë të sigurta dhe do shfaqin efektivitetin e tyre./GazetaShneta/