Organizata zvicerane ndihmon QKMF-në e Obiliqit

2017-04-06 në ora 07:44

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi është takuar me përfaqësuesen e organizatës nga Zvicra “AQH”, Debra Stevenson dhe doktoreshën Qamile Ramadani, raporton albinfo.ch.

“Qëllimi i këtij takimi ishte informimi me aktivitetet në mbështetjen dhe planifikimin për vitin 2017, në shëndetësi, në aspektin e trajnimeve të zhvillimit, menaxhimit dhe identifikimit. QKMF-ja në Obiliq do të përfitojë pajisje të aparaturave dhe disa projekte tjera”, thuhet në njoftimin e kësaj Komune.

Kryetari Gashi e falënderoi Debra Stevenson për bashkëpunim e ofruar dhe për projektet që organizata zvicerane “AQH” po e ndihmon Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Debra Stevenson i ka dorëzuar raportin një-vjeçar të punës së kësaj organizate, dhe gjithashtu e ka njoftuar se do të vazhdojnë ta ndihmojnë QKMF-në në të ardhmen.