Megjithëse lindja shpesh është folur përsa i përket vetëm pjesës së dhimbjes dhe ndëshkimit, disa gra përjetojnë atë që njihet si lindje orgazmike ose esktatiste.
Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, 6 për qind e grave thonë se kanë pasur një ‘’shkëndijë’’ derisa po lindin foshnjën e tyre, gjë që stimulohet nga pika G, ku prej aty lind foshnja.
Mjekët diskutojnë këtë shpërblim të habitshëm të lindjes ku 6 për qind e grave thanë se përjetuan një orgazmë gjatë lindjes.
Bazuar në përvojën e saj, Dr. Nita Landry thotë se: ‘’Ajo që unë do të thosha, sidomos për nënat që lindin për herë të parë pritet të kenë një orgazmë’’, transmeton Gazeta Shneta.
Kuptohet që nuk është aq e zakonshme, madje shumë e vështirë për të ndodhur realisht.
Orgazma gjatë lindjes, kjo nganjëherë referohet si ‘’lindje orgazmike’’. Disa gra përdorin stimulin seksual për të lehtësuar kontraktimet në vend të anestezionit.
Ndërsa 85 për qind e mamive treguan se ka shumë shanse të ndodh një lindje me stimuj seksual, derisa 68 për qind e tyre thanë se e kishin vërejtur raste të tilla./Gazeta Shneta/