OSHP ia lejon SHSKUK-së të paguaj dyfish më shtrenjtë për transportin e kufomave

2021-03-08 në ora 11:18

Organi i Shqyrtimit Publik ia ka lejuar Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të paguaj dyfish më shtrenjtë për transportin e kufomave.

SHSKUK ka shpërblyer me kontratë për transportin e kufomave kompaninë “Funerali SHPK”, e cila ka ofertuar me çmim dyfish më shtrenjtët sesa operatorët tjerë, shkruan Gazeta Shneta.

SHSKUK do t’i paguaj “Funeralit” mbi 133 mijë euro për shërbime të transportit të kufomave. Këtë ia ka lejuar edhe Organi i Shqyrtimit Publik pas ankesave të dy operatorëve tjerë.

Kompanitë “Loti” dhe “Taulant Ruhani BI”, kanë ofertuar me çmim 88 mijë euro, përkatësisht 62 mijë euro. Por OSHP i ka konsideruar këto oferta si çmime jonormalisht të ulëta.

Paneli shqyrtues ka “konkluduar se dy operatorët ekonomik ankues i kanë plotësuar kushtet për t’u kualifikuar si oferta me çmim Jo/normalisht të ulëta për faktin se pragu i parë rezulton të jetë 119,746.22 euro, ndërsa pragu i dytë është 120,384.90 euro”, thuhet në vendimin e OSHP-së. /Gazeta Shneta/