Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka ftuar Inspektoratin Shëndetësor që të marrin masa ndaj deputetëve të cilët po konsumojnë duhan brenda sallës së Kuvendit.
Reagimi i Osmanit ka ndodhur pak minuta më parë derisa po mbahet seanca e Kuvendit ku po flitet për Qeverinë e re të Avdullah Hotit, shkruan Gazeta Shneta.
“Deputetët që po pijnë duhan brenda sallës së Kuvendit duhet të ndalojnë. E ftoj Inspektoratin Shëndetësor që të vijë dhe të marr masa ndaj këtyre deputetëve që po shkelin ligjin. Deputetët duhet ta dijnë se do të gjobiten nga inspektorët”, ka deklaruar Osmani.
Megjithatë Inspektorati Shëndetësor e ka në kompetencë që të marr masa kundër pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura në institucionet shëndetësore.
Kjo nuk është hera e parë që deputetët shkelin ligjin duke pirë duhan brenda sallës së kuvendit. Një gjë të tillë e kishte bërë më parë edhe deputeti Daut Haradinaj i cili ishte fotografuar nga mediat duke pirë duhan. /Gazeta Shneta/