Naxhije Skenderi, nga komuna e Pejës, e cila është diagnostikuar me kancer të gjirit, i janë refuzuar marrja e medikamenteve Anastrazol e Ibrandronate në Klinikën e Onkologjisë, me arsyetimin se ende nuk i ka mbushur një muaj që i ka marrë po të njëjtat barna.
Por, Skenderi që udhëheq shoqatën “Dukavita”, rikujton se në muajin Janar barnat i kishte marrë me datën 4, e në muajin tjetër me datën 13, si shkak i mungesës së tyre, raporton Kohavision.
Ardian Millaku, nga Klinika e Onkologjisë është njoftuar për rastin, por ai thotë se nuk bëjnë përjashtime në këto raste, për të shmangur keqpërdorimet e mundshme.
Ndryshe, shoqata “DukaVita”, sipas Naxhije Skënderit, në vazhdimësi, ka kërkuar që medikamentet për pacientë me kancer të shpërndahen nëpër komunat kryesore, e gjithashtu edhe prezencë të onkologëve në spitalet rajonale.