Pacientët duhet të presin deri në fund të shtatorit për shkak të prishjes së aparatit për Eho kardiografi

2018-08-02 në ora 19:14

Një nga aparaturat për incizimin e zemrës ka disa javë që ka dalë jashtë funksionit, kjo për shkak të defekteve pacientët në klinikën e Kardiologjisë nuk po marrin shërbimet e duhura.

Mirëpo, drejtori i kësaj klinike, Imri Jashari, ka thënë se atij i është premtuar një zgjidhje rreth këtij problemi deri në sanimin e defekteve që ka aparatura e vjetër.

Kështu janë shtuar numri i pacientëve në listat e pritjeve të cilët këtyre ditëve do të kryenin eho të zemrës, siç raporton KTV.

Derisa mediumi ka kontaktuar me disa prej pacientëve, të cilët kanë konfirmuar se terminët për të kryer eho të zemrës janë shtyer në fund të shtatorit.

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull..