Pacientët e rikuperuar nga covid-19 mund të kenë probleme afatgjate të dëmtimit të zemrës

2020-10-20 në ora 12:30

Sipas rishikimeve të fundit, pacientët e rikuperuar nga covid-19 mund të kenë probleme afatgjate të dëmtimit të zemrës, paralajmërojnë mjekët.

Këta të fundit në një përmbledhje për American College of Cardiology kanë zbuluar se covid-19 lë pasoja në mënyrën e mpiksjes së gjakut dhe dëmton mushkëritë dhe funksionin e tyre shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Dr.Sean Pinney ka veçuar se pacientët që kanë përdorur ventilatorë janë më të rrezikuarit.

Mjekët vënë në dukje se rreth një e treta e të mbijetuarve të virusit nga SARS kishin vazhdimisht funksion jonormal të mushkërive dhe probleme me zemrën një vit pas sëmundjes.

Gjatë studimit të dytë, studiuesit vërejtën se një lloj i dëmtimit të zemrës, i njohur si dëmtim i miokardit ka ndodh tek një e katërta e pacientëve të rikuperuar nga covid-19./GazetaShneta/