Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka bërë të ditur se pacientët e rikuperuar nga Covid-19 duhet të presin gjashtë muaj për të marrë vaksinën anti covid.
Sipas zyrtarëve, pacientët duhet të jenë nën moshën 55 vjeçare edhe të cilët nuk kanë komplikime shëndetësore shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ky vendim do të zbatohet për tre vaksinat që shpërndahen aktualisht në Spanjë, si AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna.
Sipas një deklarate nga Ministria, thuhet se “provat aktuale tregojnë se ri-infektimi është i jashtëzakonshëm brenda gjashtë muajve”.
Më 27 janar të këtij viti, qeveria rajonale e Madridit vendosi të ndalojë administrimin e dozave të para të vaksinave për dy javët e ardhshme për shkak të pasigurisë në rritje mbi furnizimin e saj.
Deri më tani në Spanjë, të vetmit persona nën moshën 55 vjeçare që kanë të drejtë të marrin vaksinën anti covid janë profesionistët shëndetësor./GazetaShneta/