Burrat me nivele të ulëta të testosteronit që kontraktojnë Covid-19 janë në rrezik më të madh të vdesin nga virusi, sipas një studimi.
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se burrat kanë dy herë më shumë të ngjarë të vdesin nga koronavirusi, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas një studimi gjerman nga 45 pacientë Covid-19, të pranuar në kujdes intensiv, zbulon testosteronin e hormonit seksual mashkull që mund të luaj një rol kryesor.
Hormoni dihet se ndihmon në rregullimin e reagimit imunitar të trupit, por kur një njeri ka nivele të ulëta të testosteronit, sistemi imunitar nuk mbahet në kontroll dhe mund të dëmetohet pas infeksionit.
Kjo ndodh në një të ashtuqujturën stuhi e citokinës e cila ndodh kur sistemi imunitar del jashtë kontrollit ndërsa përpiqet të vrasë patogjenin.
Një stuhi e citokinës përfundimisht fillon të dëmtojë vetë trupin dhe nëse lihet pa kontroll mund të jetë fatale.
Studiuesit vlerësuan 45 pacientët e parë të konfirmuar nga laboratori Covid-19 të pranuar në ICU në Qendrën Mjekësore Universitare të Hamburg-Eppendorf.
Tridhjetë e pesë ishin burra dhe dhjetë ishin gra, me shtatë pacientë që u dashtën të kenë oksigjen dhe 33 prej tyre kanë nevojë për ventilim. Kurse nëntë burra vdiqën.
Nivelet e hormoneve të secilit pacient u vlerësuan në ditn e tyre të parë në ICU, përpara se të kishin ndonjë procedurë invazive.
Testosteroni është thelbësor në mënyrën se si trupi inicion dhe rregullon përgjigje të ndryshme imune, përfshirë luftimin e infeksioneve virale.
Ndërsa nivelet e ulëta të testosteronit nuk mund të kontrollojnë përgjigjen imune tek burrat. /GazetaShneta/