Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë lansuar një video sensibilizuese në Ditën Botërore të Kancerit.
Në këtë video paraqiten tre pacientë që kanë qenë të sëmurë me kancer dhe të cilët, fal luftës dhe kurajës së tyre kanë arritur që ta mposhtin atë. Profesoresha Lindita Sejdiu-Rugova, tregon se ka qarë 10 minuta kur e ka kuptuar lajmin nga mjekja, transmeton Gazeta Shneta.
“Ia ktheva infermieres, nuk kam kohë për të humbur, kam dy fëmijë që dua t’i rrisë dhe dua të vallëzojë në dasmën e tyre. Kam një sintaksë për ta shkruar se jam premtuar profesor Besimit. Kisha një jetë para vetes. Isha vetëm 36-vjeçe”, tregon ajo.
Havë Malaj thotë se lajmin për kancerin e ka marrë shumë shtruar dhe iu është lutur të gjithëve ta marrin në të njëjtën mënyrë. Xhevdet Belegu e ka krahasuar me gripin. Të dy e kanë pasur motiv familjen dhe dëshirën për jetë për ta mposhtur kancerin.
Të tre kanë bërë thirrje që pacientët të luftojnë dhe të mos dorëzohen kundër kësaj sëmundje. /Gazeta Shneta/