Disa pacientë që përjetuan mpiksje të gjakut pas marrjes së vaksinën anti covid nga kompania Johnson&Johnson, thuhet se morën trajtim joadekuat qysh në fillim.
The Advisory Committee on Immunization Practices vëzhgoi në detaje gjashte raste të paraqitura me mpiksje të rrallë të gjakut mes shtatë milionë njerëzve që morën vaksinën në ShBA shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Të paktën katër nga gjashtë rastet u trajtuan me heparin kur ata shfaqën simptoma, tha Dr.Aran Maree, zyrtar kryesor.
Heparina nuk është trajtimi i rekomanduar për këtë lloj të veçantë të mpiksjes së rrallë të gjakut, i cili shoqërohet nga një nivel i ulët i një qelize mpikëse të gjakut të njohur si trombocitet.
Heparina është një hollues i gjakut dhe dhënia e tij tek njerëzit me numër të ulët të trombociteve mund të shkaktojë hemorragji./GazetaShneta/