Kardiokirurgu i njohur Dr. Raif Çavolli në Spitalin Amerikan, është shndërruar në hero për një pacient të cilit ia ka shpëtuar jetën pas çarjes së aortës.
Pacienti Sh. A. e ka falënderuar Çavollin publikisht në një postim në Facebook, duke e quajtur mjekun njëri të aftë dhe profesionist.
“Ky eshte Dr. Raif Çavolli kardiokirurg i cili se bashku me ekipin e tij me shpetoi jeten,duke intervenuar ne zevendesimin e aortes kryesore e cila kishte plasur . E pershendes dhe ja uroj te gjitha te mirat ketij njeriu te afte dhe profesionist ne nivelet me te larta”, ka shkruar pacienti në Facebook.
Në Spitalin Amerikan pjesë e ekipit të kardiokirurgëve është edhe Dr. Arbër Kutllovci. /Gazeta Shneta/