Pacienti 77-vjeçar nga Stublla e komunës së Vitisë i diagnostikuar me koronavirus Covid-19, kishte marr pjesë në meshë në kishë si dhe kishte frekuentuar restorantet.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti në një prononcim direkt në KTV. Ai ka thënë se kisha dhe restoranti do të dezinfektohen.
Haliti ka treguar se deri më tani janë vendosur në karantinë 15 persona, ndërsa po vazhdojnë të identifikojnë kontakte tjera të pacientit.
Haliti ka thënë se nuk ka pasur kontakte me ministrin e Shëndetësisë për t’i koordinuar veprimet parandaluese. Ai ka thënë se janë të gatshëm t’iu përmbahen masave dhe rekomandimeve të Qeverisë. /Gazeta Shneta/