Nëpër klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës tash e sa kohë pacientët përballen me mungesë të pritoreve.
Një pacient i moshuar u detyrua të ulet në dysheme në mungesë të një ulëse.
Këtë e bëri për arsye se duhej ta priste mjekun për të kryer kontrollin.
Gazeta Express ka raportuar për këtë pacient, i cili nuk është i vetmi që detyrohet të pres dhe të bëjë zgjidhje për të mos ndejtur në këmbë.
Madje ka edhe raste kur pacientët dhe familjarët marrin karrige nga shtëpia kur shkojnë në QKUK. /Gazeta Shneta/