Tash e katër muaj, në klinikën e Psikiatrisë, po mbahet një person i cili është shëndosh e mirë.
Ai është harruar nga të afërmit e institucionet dhe askush nuk po interesohet për të. Këtë e konfirmon edhe Drejtori i Psikiatrisë, Shaban Mecinaj, për 60 vjeçarin nga Vushtrria, në një intervistë për gazetën inFokus.
Mecinaj në këtë video intervistë flet edhe për shkaqet se përse braktisen personat e sëmurë mental nga familjet. Në videon më poshtë mund të gjeni detaje të shumta për problemet psikike: