Ngjarje tronditëse ka ndodh gjatë ditës së djeshme, ku 7 vjeçarja, Tuana Haxhiu, ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare pas një trajtimi të marrë në një ordinancë private.
Rasti ka ndodhur në ordinancën “ Poliklinika CT Scanner” e cila ndodhet në Ulpianë, Prishtinë, ku 7 vjeçarja i ishte nënshtruar një rezonance magnetike shkruan GazetaShneta.
Për rastin, menjëherë është njoftuar MSH, Inspektorati Shëndetësor ku deri më tani ende nuk kanë përfunduar hetimet.
Ndërkohë, deputeti nga radhët e PKD-së Bekim Haxhiu-Kamishi në rrjetin social “Facebook” është shprehur i pikëlluar me rastin e vdekjes së familjarës së tij.
Në postimin e tij, ai tha se mos-ofrimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet publike, po i bënë qytetarët që të kërkojnë ndihmë në sektorin privat.
“Vdekja e Tuanes në duart e atyre që duhej ta shpëtonin duhet të thërras në ndergjegje dhe vetëdijsim të çdo profesionisti shëndetësor, çdo bartësi institucional për peshën dhe përgjegjësinë që bartin”, shtoi ai./GazetaShneta/
Postimi:
E dhimbshme vdekja e voglushës 7-të vjeçare Tuana Haxhiu.
Sot kur spitalet tona janē të mbushura me pacientë me COVID-19, përgjegjësia e Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së duhet të jetë edhe ndaj pacientëve tjerë.
Reduktim dhe mos ofrimi i shërbimeve shëndetësore tjera në sistemin shëndetësor publik po i detyron qytetarët që të kërkojnë zgjidhje në sektorin privat.
Edhe prindërit e Tuanes,kushërinj të mi u detyruan që këtë shërbim ta kërkojnë në sektorin privat, por fatkeqësisht pa paragjykuar rrethanat erdhi deri të vdekja e saj.
Duke ndarë dhimbjen me prindërit e Tuanes, familjen Haxhiu dhe gjithë qytetarët e vendit, ju bëjë thirrje përgjegjësve institucional në MSH dhe SHSKUK dhe Spitalet Publike që të ofrojnë kujdes shëndetësor edhe për pacientët tjerë me kapacitet të plota, jo vetëm trajtim për COViD-19.
Përgjegjësia profesionale dhe vlera humane duhet të mbizotrojë në sektorin publik dhe privat.
Vdekja e Tuanes në duart e atyre që duhej ta shpëtonin duhet të thërras në ndergjegje dhe vetëdijsim të çdo profesionisti shëndetësor, çdo bartësi institucional për peshën dhe përgjegjësinë që bartin.
Tuana engjulli ynë i vogël, prehu në paqe!
Me dhimbje
Bekim Haxhiu