Të lumtur që qëndroi e fortë ta përballonte virusin Covid-19, familjarët organizuan festë për të, duke mbajtur distancë me njëri-tjetrin.
Betty Draper kaloi pak kohë në kujdes intensiv sepse ajo kishte një rrahje të parregullt të zemrës. Asnjëherë nuk i është dashur të shkojë në një ventilator tregon CNN, transmeton GazetaShneta.
“Unë kurrë nuk kam qenë aq e sëmurë më parë,” tha ajo. “Me të vërtetë nuk u lëndova asnjë vend, thjesht nuk mund të merrja frymën”.
Djali i saj Sam Draper, tha se ishte një kohë e frikshme për familjen, por spitali kishte një iPad për nënën e tij, kështu që ata mund të flisnin përmes FaceTime.
Betty Draper tha që ajo është akoma me oksigjen.”Ndihem shumë më mirë. Ndihem shumë më mirë çdo ditë.”, tha ajo.
Draper tha se ajo nuk e ka idenë sesi mori koronavirus dhe se vendet e vetme që do ishin frekuentuar nga ajo ishte kisha.Fatmirësisht, asnjë nga anëtarët e familjes së saj nuk ishin infektuar nga Covid-19
Ajo nuk është zyrtarisht nën karantinë, por djali i saj tha se familja po kufizon vizitorët për t’i dhënë asaj një shans për të qëndruar në shtëpi./GazetaShneta/