Ju duhet një arsye për të ngrënë një çokollatë gjatë ditës? Një studim i ri shëndetësor, tani do t’iu ofrojë një arsye të fuqishme për këtë çështje.
Studiuesit kanë zbuluar se përbërësit e farës së cocoa-së, ndryshe të njohur si ‘Cocoa flavanols’, rrisin funksionin tuaj kognitiv brenda pak orëve pasi ta keni konsumuar.
Flavanolët janë përbërës natyral që gjenden në lloje të ndryshme bimësh, por me përqëndrim më të lartë gjenden vetëm në frutet e cocoa-së. Këta përbërës përmbajnë veti antioksiduese përbrenda, që do të thotë, se kanë aftësi reduktimi të efekteve që dëmtojnë qelizat nervor nga stresi oksidativ.
Dhe, jo vetëm. Këto antioksidante, improvizojnë edhe venat e gjakut, funksionin e tyre dhe zbrisin tensionin e gjakut. Por, përfitimet e flavanolëve nuk përfundojnë me kaq, shkruan medicalnewstoday.com, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi I publikuar në Frontiers in Nutrition, sugjeron se ky përbërës kontribon edhe ne funksionin e sistemit tuaj njohës. Studimi I Universitetit të L’Aquila në Itali, me Valentina Socci në kryesim, ka një numër të konsiderueshëm të të rinjve para dhe pas konsumimit të 773 miligramë cocoa flavanols.
Dhe, rezultati përfundimtar ishte, që disa orë pas konsumimit, aftësisitë e të lexuarit, mësuarit, kujtesës, vëmendjës dhe arsyetueshmërisë ishte rritur me një përqendrim shumë të lartë.
Pra, arsyeja juaj për të ngrënë çokolatë gjatë ditës, është se do të fusni në funksion më të shpejt sistemin tuaj kognitiv! /Gazeta Shneta/