Pak ditë para lindjes, ja çfarë është duke ngrënë Adelina Tahiri

2018-08-17 në ora 18:11

Këngëtarja e famshme shqiptare është tash e disa kohë larg projekteve muzikore, shkak për këtë shihet shtatzënia.

Ajo pritet që shumë shpejt të bëhet nënë për herë të parë, derisa herë pas here na tregon imazhe të gjendjes së saj, sidomos këto ditë pak para lindjes.

Adelina së fundmi ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku tregon se çfarë është duke darkuar, duket nga tavolina e ushqimeve se Adelina ka mjaft oreks.

Urojmë që këto ditë të fundit të shtatzënisë Adelinën ta gjejnë shëndosh e mirë.