Të gjithë e dimë në këndvështrime të ndryshme se djathi përmban vlera ushqyese, por jo të paktë mund të jenë njerëzit që thonë se djathi përmban sasi të yndyrave që shkaktojnë probleme me organizmin tonë.
Por, duke konsumuar rreth 40g të djathit çdo ditë mund të zvogëlojë shanset e sëmundjeve të zemrës për rreth 14%, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Po ashtu e njëjta sasi mund të ulë rrezikun e ndonjë sulmi të mundshëm të papritur rreth 10%, kështu të paktën thonë hulumtuesit kinez.
“Paradoksi francez” është se konsumi i lartë i yndyrës nuk lidhet me sëmundjen e zemrës. Derisa në anën tjetër djathi rrit nivelin e kolesterolit të ashtuquajtur të “mirë”, duke reduktuar nivelet e “këqija”.
Kalciumi në ushqim do të thotë se trupi absorbon më pak yndyra, gjithashtu përmban një acid që mund të ndihmojë në parandalimin e bllokimit të arterieve./Gazeta Shneta/