Pak kripë në xhepin tuaj dhe ajo që do të përfitoni do t’iu befasojë
Studime të shumta tregojnë se pak kripë me vete do të mund t’ju shpëtojë jetën kur më shumë të keni nevojë. Ashtu si diabetikët mbajnë karamele, personat që kanë presionin e gjakut të ulët duhet të mbajnë kripë. Simptomat e kësaj sëmundje janë marrje mendsh, dobësi, lodhje, të vjella, gulçim, vizion të paqartë dhe lëkurë të ftohtë.Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, kjo gjendje mund të çojë në rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut në organe të tilla si truri, veshkat apo zemrën.
Uji i kripur mund t’ju ndihmojë në trajtimin e presionit të ulët të gjakut, për shkak se natriumi rrit presionin e gjakut. Kështu, për të shpëtuar gjithmonë veten nga presioni i ulët i gjakut, është mirë të mbani pak kripë me vete në xhepin tuaj, shkruan Gazeta Mapo.