Më pak medikamente për pacientët e moshuar

2017-05-09 në ora 09:29

Përdorimi i medikamenteve në shtëpitë zvicerane të pleqve do të duhet të jetë më i sigurt. Së bashku me Fondacionin për Sigurinë e Pacientëve, Qeveria federale po planifikon një projekt pilot në nivel vendi.

Kjo siguron që njerëzit e moshuar të lejohen të marrin një maksimum prej pesë medikamentesh të ndryshme në të njëjtën kohë. Sot, mesatarisht marrin shtatë prej tyre.

Kështu, rreziku i incidenteve me barnata është më i lartë, njofton Departamenti i Brendshëm, përcjell albinfo.ch.

Projekti pilot është rezultat i një takimi të pesë vendeve evropiane në Vaduz, ku ministrat e shëndetësisë diskutuan çështjen e sigurisë së medikamenteve. Këshilltari federal, Alain Berset, ishte i pranishëm për Zvicrën.