Pak minuta pas lindjes bebja fillon të ecë, mamia filmon momentin e jashtëzakonshëm (Video)

2017-05-29 në ora 09:29

Kjo foshnje e posalindur ka sfiduar gjithçka që kemi ditur deri më tani nga mjekësia për bebet.

Pak minuta pasi ka lindur, foshnja shihet duke hedhur hapin e parë në një video të postuar në rrjetet sociale në Brazil, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.

“O Zoti im, vajza po ecë. Faleminderit Zot”, dëgjohet duke thirrur mamia e cila e mban beben në krah.

Ajo ka shpjeguar se si ka dashur që ta lajë atë, por bebja ka insistuar që të ngrihet dhe të ecë.

Shikojeni këtë moment të jashtëzakonshëm. /Gazeta Shneta/