Placenta është një organ që rritet në barkun e nënës gjatë shtatëzanisë. Pamjaftueshmëria e placentës (e quajtur edhe mosfunksionim placental ose insuficiencë vaskulare uteroplazental) është një ndërlikim jo i zakonshëm, por serioz i shtatzënisë.
Ndodh kur placenta nuk zhvillohet siç duhet, ose dëmtohet shkruan Healthline. Kjo çrregullim i rrjedhjes së gjakut shënohet me një ulje të furnizimit me gjak të nënës përcjell Gazeta Shneta.
Kur kemi këtë lloj të keqfunksionimit të placentës, atëhere nëna nuk është në gjendje të furnizojë me oksigjen dhe lëndë ushqyese të përshtatshme fëmijën e saj.
Roli parësore te placenta manifesohet nga këto funksione si:
-zhvendosjen e oksigjenit në rrjedhën e gjakut të foshnjës;
-largimin e dioksidit të karbonit;
-kalimin e lëndëve ushqyese tek fëmija;
-largimin e mbeturinave nga trupi i nënës;
Placenta ka një rol të rëndësishëm edhe në prodhimin e hormoneve. Gjithashtu mbron fetusin nga bakteret dhe infeksionet e dëmshme.
Pamjaftueshmëria e placentës është e lidhur me problemet e rrjedhjes së gjakut. Ndërsa gjaku i nënës dhe çrregullimet vaskulare mund ta shkaktojnë atë, medikamentet dhe stili i jetesës janë gjithashtu shkaktarë të mundshëm.
Pamjaftueshmëria e placentës zakonisht nuk konsiderohet kërcënuese për jetën për nënën. Sidoqoftë, rreziku është më i madh është nëse nëna ka hipertension ose diabet.
Gjatë shtatëzënësisë, nëna ka më shumë të ngjarë të përjetojë: preeklampsi, abstruksioni i placentës (placenta tërhiqet nga muri i mitrës) si dhe lindje e parakohshme.
Sa më parë në shtatzëni të shfaqet pamjaftueshmëria e placentës, aq më shpejt duhet të ndërhyhet. Rreziqet e foshnjës përfshijnë: privimi i oksigjenit gjatë lindjes (mund të shkaktojë paralizë cerebrale), aftësi të kufizuara në të nxënë, temperaturë e ulët e trupit (hipotermi).
Poashtu, komplikime të tjera të rasti tek foshnjet përfshihen dhe : sheqer i ulët i gjakut (hipoglikemia), niveli i ulët i kalcium në gjak (hipokalcemia) ose dhe qelizat e tepërta të gjakut të kuq (policitemia). /Gazeta Shneta /