Pamje të dhimbshme po vijnë nga zonat e prekura nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballësh që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shqipëri.
Zonat më të prekura janë Durrësi, Thumana dhe Kurbini nga ku deri më tani janë konfirmuar 18 viktima dhe mbi 600 persona të lënduar.
Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq edhe një djep të foshnjës në rrënojat e një ndërtese. Nën këto rrënoja nuk dihet nëse ka ndonjë familjar.
Aktualisht janë duke vazhduar operacionet e kërkim-shpëtimit. /Gazeta Shneta/