Miliona njerëz po e ndjekin nga afër një video live ku shihet vend punishtja ku po ndërtohet spitali në qytetin Wuhan të Kinës, vend ky ku u shfaq për herë të parë koronavirusi i cili deri më tani ka marr jetën e mbi 100 personave, shkruajnë mediat kineze transmeton Gazeta Shneta.
Spitali është thënë se do të ndërtohet brenda disa ditëve dhe në të pritet të ketë rreth 2500 shtretër për të trajtuar pacientët me pneumoninë e koronavirusit.
Dy pjesë të spitalit do të jenë të gatshme për të pritur pacientët më 3 dhe 5 shkurt, shkruan shine.cn.
Deri më tani zyrtarisht në Kinë janë regjistruar 132 persona të vdekur dhe afër 6 mijë të prekur nga ky virus. /Gazeta Shneta/