Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kaçanik pak orë më parë ku sipas informacioneve të para kanë mbetur tre persona të vdekur.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Zjarrfikësit kanë arritur që ta tërheqin nga kabina shoferin e kamionit, i cili shihet duke u trajtuar në vendin e ngjarjes nga mjekët e Urgjencës, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa zjarrfikësit shihen në videon e publikuar në facebook nga TVPrishtina, duke e prerë veturën për t’i nxjerrë shoferin dhe pasagjerin e veturës.
Këtë video nuk e kemi publikuar për shkak të pamjeve tepër të ndjeshme.
“Nuk ka të gjallë, krejt kanë vdekë”, dëgjohet duke thënë zjarrfikësi, derisa tenton të hap dyert e veturës për t’i nxjerrë viktimat. /Gazeta Shneta/