Amerika ka kaluar nga të paturit tregun më të fortë të punës me dekada, në proces krejt të kundërtën gjatë pandemisë me Covid.
Për punëtorët e moshuar që kanë humbur vendet e tyre të punës këtë vit, gjendja e tregut të punës e bën më të vështirë rikthimin e tyre, pasi rimëkëmbet ekonomia, duke detyruar shumë amerikanë të dalin në pension herët, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
“Pjesëmarrja e punëtorëve të rinj në fuqinë punëtore është rikuperuar pothuajse plotësisht – kthimi i tyre, ka të ngjarë të pasqyrojë rreziqe më të ulta shëndetësore nga virusi ndërsa pjesëmarrja e punëtorëve të moshuar dhe grave është rikuperuar më ngadalë” shkroi Joseph Briggs, ekonomist në Goldman Sachs.
Ekonomisti Briggs, vlerëson se kishte rreth 830.000 “pensionistë të tepërt” në tetor, duke përfaqësuar rreth një të katërtën e diferencës midis forcës së punës para-pandemike dhe forcës aktuale të punës.
“Ne nuk jemi gati, financiarisht ose mendërisht, të dalim në pension” tha një e moshuar Rachel E. nga Virxhinia, e cila kërkoi që mbiemri i saj të hiqej për të mbrojtur privatësinë.
‘Është më shumë si pension i detyruar i parakohshëm” tha Rachel, CNN Business në një email.
Kthimi në punë është një perspektivë shqetësuese për shkak të rreziqeve shëndetësore për punëtorët e moshave të përparuara.
Punëdhënësit hezitojnë gjithashtu të punësojnë punëtorë të moshuar që mund të jenë më të ndjeshëm ndaj marrjes së virusit, shtoi Rachel. /Gazeta Shneta/