Spitalet po përgatiten që koronavirusi të jetë gati të paktën për dy vjet, ka pohuar mjeku që trajtoi pacientët e parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithë një rënie të rasteve në disa zona, Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka pasur mbi 33.000 vdekje të shkaktuara nga virusi dhe mbi 233.000 raste të konfirmuara.
Dr. Schmid tha se ajo që do të ndodhë më pas do të varet nga qytetarët dhe autoritetet nëse do të jenë të përgjegjshme për të mos e përhapur virusin.
Ata thanë se aktualisht jemi në një rimëkëmbje por asnjëherë nuk po i dihet fundi.
“Ne sigurisht që po shohim më pak pacientë tani dhe kemi zvogëluar grupin tonë të pacientëve në mënyrë dramatike dhe nuk kemi askënd në kujdesin intensiv”, shtoi ai.
Kjo ndodhi ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit dje pohoi se virusi mund të mos largohet kurrë.
Dr. Mike Ryan, i cili kryeson programin e urgjencave shëndetësore të OBSH-së tha që askush nuk mund të parashikonte kur sëmundja do të zhdukej.
Por, ai gjithashtu tha se rregullat e distancimit fizik dhe higjiena duhet të mirëmbahen. /GazetaShneta/