Sipas raportit vjetor të Shoqatës Amerikane së Psikologjisë (APA), tregoi që më shumë se 40 përqind e fëmijëve fituan peshë gjatë pandemisë.
Ky lajm, ndonëse mund të mos jetë befasues, pasi përballimi me stresin të shkaktuar nga pandemia ka qenë e vështirë për të gjithë, pavarësisht nga mosha shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Dr.Kristin Saxena, pediatër, ka thënë se një nga kontribuesit kryesor të shtimit në peshë për fëmijët gjatë pandemisë ishte mungesa e orarit të ushqimit.
“Gjatë orarit të përditshëm, fëmijët nuk kanë qasje të vazhdueshme në ushqim”, tha ajo.
Përveç mungesës së një orari për të ngrënë, shumë fëmijë kanë përjetuar edhe mungesë të aktiviteteve fizike gjatë pandemisë.
Sipas Christine Randazzo Kirschner, dietologe në NeW York, e cila mbështet dy arsyjet e lartpërmendura, ajo shtoi se ka edhe një arsyje tjetër që ka ndikuar në shtimin e peshës te fëmijët.
“Ata kishin më shumë gjasa të ngrënin ushqimin në një tavolinë të ndarë me familjen”
“Ky mjedis me presion më të ulët mund të ketë ndikuar në zgjedhjet dhe sasitë e tyre të ushqimit”, tha Randazzo./GazetaShneta/