Rreth 41.7% e popullsisë mbi moshën 18-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës anti covid.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, presidenti Joe Biden, ka bërë të ditur se 150 milionë doza të vaksinës anti covid janë administruar brenda 75 ditëve para se të ishte në detyrë, kurse 200 milionë vaksina janë administruar që nga koha kur ai tashmë zotëron postin e tij.
Përkundër faktit se administrimi i vaksinave ka filluar, Dr.Anthony Fauci ka vlerësuar se 70-85 përqind e popullsisë ka nevojë të bëhet imune.
Megjithatë, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se beteja kundër Covid-19 nuk është fituar ende, ndonëse shumë vende kanë liruar masat anti covid./GazetaShneta/