Drejtuesi i emisionti Debat Plus, Ermal Panduri, ka debatuar me kreun e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Ky i fundit ka insituar të mos përzihet politika në debat, duke thënë se ka gjëra të tjera që mund të debatohet, shkruan Gazeta Shneta.
“Nuk është koha për poena politikë, kur kemi një situatë pandemike në të cilën komunat janë duke luajtur rol kyç. Nuk është koha për debate të tilla. Duhet të flasim se si të përballojmë më mirë”, u shpreh Tahiri.
Ndaj kësaj deklarate reagoi Panduri, i cili kritikoi Tahirin dhe partinë nga vjen ky i fundit që ka udhëhequr edhe më parë Ministrinë e Shëndetësisë.
“Neve vonë na ka ra ndërmend për shëndetësi, për vite ua kemi lënë minoriteteve udhëheqjen”, reagoi ashpër Panduri. /Gazeta Shneta/