Papa Françesku është detyruar të anulojë sot një meshë në Romë për shkak të paraqitjes së simptomave të gripit.
Zyrtarët në Vatikan than se 83-vjeçari ishte pak i sëmurë dhe do të vazhdojë aktivitet të enjten, por Papa nuk mori pjesë sot në meshën e Romës së bashku me klerikët tjerë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Vatikani nuk ka dhënë detaje tjera por Papa është parë me shenja të gripit duke u kollitur dhe fryrë hundën gjatë meshës ditën e djeshme.
Kjo gjendje e tij erdhi një ditë pasi ai puthi, preku fytyrat dhe shtrëngoi duart me qytetarët në turmën e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, duke thënë se po solidarizohet me të prekurit nga koronavirusi.
Kujtojmë se në Itali koronavirusi është përhapur në disa qytete ku janë prekur mbi 300 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 12 pacientë. /Gazeta Shneta/