Përdorimi i paracetamolit kundër dhimbjeve gjatë shtatzanisë për periudha të gjata kohore mund të kontribuojë në çrregullime riprodhuese tek foshnjat meshkuj, sipas hulumtimeve shkencore.
Megjithëse paracetamoli mbetet qetësuesi që konsiderohet më i sigurti për gratë shtatzëna, një studim i shkencëtarëve në Universitetin e Edinburgh shton provat ekzistuese se paracetamoli gjatë shtatzanisë mund të zvogëlojë nivelin e testosteronit, transmeton Gazeta Shneta,
Ekspozimi i zvogëluar ndaj testosteronit në barkun e nënës ka qenë i lidhur me një rrezik të shtuar të infertilitetit dhe kancerit në testikuj.
Gratë shtatzëna duhet të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet aktuale NHS që ata të marrin paracetamol në dozën më të ulët efektive për kohën më të shkurtër të mundshme, sipas Dr. Rod Mitchell nga Universiteti.
Sipas hulumtuesve, gjetjet e këtij studimi dërgojnë një mesazh të qartë, nënat në pritje nuk duhet të zgjasin përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzanisë, duke marrë vetëm atë kur është e nevojshme dhe sipas udhëzimeve aktuale.
Studimi gjithashtu zbuloi se nuk kishte asnjë efekt në prodhimin e testosteronit pas 24 orësh, por që pas një jave të ekspozimit sasia e testosteronit të prodhuar u zvogëlua për 45%. /GazetaShneta/