A postoni fotografi të fëmijëve tuaj nëpër rrjetet sociale? Një ekspert ka treguar disa mënyra të veçanta se si pedofilët përgatisin tragetin e tyre, dhe i lut prindërit t’i kushtojnë vëmendje kësaj, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse vendosni shpesh fotografi të juaja e fëmijëve tuaj nëpër rrjete të ndryshme sociale atëherë keni kujdes sepse ju po i rrezikoni vetë fëmijët tuaj. Madje shumë prindër po përdorin me Hashtag (#) emrat e saktë të fëmijëve të tyre.
Interneti, në përgjithësi rrjetet sociale, janë bërë të rrezikshme, por sado që ruheni nga rreziqet që mund t’ju kanosen, për shembull siç janë bërë shantazhet kohët e fundit, askush nuk mund t’ju mbroj nga pedofilët.
Në vitin 2016, në Australi ka bërë bujë një lajm se si fotografitë e një vajze të vogël janë shpërndarë në rrjetet sociale, nga përdorues anonim, e cila është grabitur dhe dhunuar nga një pedofil në moshë, madje ajo nuk është gjetur kurrë.
Ju nuk mund ta keni idenë më të vogël se kush po ua përdor fotografitë e fëmijëve tuaj, apo për çfarë arsye.
Ndoshta, fotografitë e fëmijëve tuaj janë “karremi”, që pedofilët e kërkojnë.
Pedofilët kanë aftësi të maskuar për t’i përdorë rrjetet sociale me llogari të ndryshme.
Ne po jetojmë në një kohë ku jemi bërë të varur shumë nga rrjetet sociale. Numri i njerëzve është më i madh në Facebook se sa në gjithë tokën.
Është e nevojshme të mbani kontakte vetëm me njerëz që njihni, duke mos i bërë publike të gjitha gjërat që i bëni, madje të gjitha fotografitë e fëmijëve tuaj, sepse ndonëse me vetëdije ju po i bëni gati punën një pedofili. /Gazeta Shneta/