Një nënë ka bërë një paralajmërim të frikshëm për prindërit pasi ajo vet luftoi për 20 minuta për ta zgjuar vajzën e saj nga gjumi në një dhomë të nxehtë.
Jennifer Abma tha se ishte momenti më i frikshëm që mund ta imagjinonte në jetën e saj, kur e zbuloi se vajza ishte goditur nga i nxehti, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo i bëri një fotografi vajzës dhe e postoi në rrjetet sociale si paralajmërim për të tjerët.
Nëna nuk ishte në gjendje për ta zgjuar fëmijën dhe u detyrua ta thirrste ambulancën.
“Anastasia ra për një sy gjumë, por unë nuk e kisha idenë se sa e nxehtë ishte dhoma e saj derisa kur shkova e pash se ishte zhytur në djersë, fytyra e kuqe dhe e nxehtë valë”, ka deklaruar nëna.
Vajza u zgjua tek pas 20 minutash dhe ambulanca kishte ardhur edhe me hetues pasi nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur. /Gazeta Shneta/