Nëna Cristine ka një ngjarje të rëndësishme për të ndarë me të gjitha nënat tjera sa i përket shëndetit të fëmijëve.
Kjo nënë nga pakujdesia i shkaktoi djegie vajzës së saj Kimberly, transmeton Gazeta Shneta.
Kimberly duke luajtur në shkollën e saj kishte lënduar gjurin paksa. Pasi u rikthye në shtëpi, ajo iu ankua nënës.
Kjo e fundit ia vendosi asaj një fashë përreth gjurit duke ia lehtësuar dhimbjen dhe duke e dërguar në gjumë.
Por, vajza u zgjua me një dhimbje të pabesueshme djegie nga gjumi, duke bërë që të dërgohej në spital.
Fasha me të cilën kjo nënë ia lidhi gjurin kishte përmbajtje të vogël të alkoolit, përkatësisht etanolit, çka ia shkaktoi asaj djegien.
Edhe pse shumica e fashave janë pa alkool, Kimberly e pati fatin e keq të mësojë përdorimin e duhur të fashave. /Gazeta Shneta/