Prindërit, spitalet dhe klinikat janë paralajmëruar që të presin më shumë raste të fëmijëve me gjendjen e një sindromi i cili lidhet me koronavirusin, por deri më tani ka mbetur mister.
Gjendja e njohur në mjekësi si sindromë inflamatore multisistemike tek fëmijët shfaqet disa ditë pas infektimit me koronavirus, ka deklaruar Dr. Jeffrey Burns, intensivist në spitalin e fëmijëve në Boston, njërherit edhe koordinator i një grupi global që po e përcjellin gjendjen e fëmijëve, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Ky grup i mjekëve janë duke monitoruar gjendjen e të paktën 150 fëmijëve, shumica prej tyre në Nju Jork. Por CNN raporton se edhe spitalet në 17 shtete të tjera janë duke raportuar raste të dyshuara.
“Sindromi nuk shkaktohet direkt prej koronavirusit, por hipoteza kryesore është se shkaktohet nga gjendja e sistemit imun të pacientit”, ka deklaruar Burns.
Simptomat përfshijnë ethe të vazhdueshme, inflamacion dhe funksionim të dobët në organe të tilla si veshka dhe zemra.
Një ekspert i pediatrisë në Los Angeles Dr. Moshe Arditi, ka thënë se fëmijët mund të shfaqin edhe inflamacion në enët e gjakut, sikurse është skuqja e syve, ndryshim në pamjen e gjuhës dhe buzët e plasaritura.
Fatmirësisht shumica e fëmijëve nuk sëmurën rëndë nga ky sindromë. Burns ka deklaruar se shumica e fëmijëve madje nuk kanë nevojë për trajtim në mjekimin intensiv, por megjithatë disa prej tyre kanë ndërruar jetë. Pediatri ka deklaruar se tanimë ka prova për terapi efektive dhe janë duke i përdorur. Këto trajtime kanë të bëjnë me tëhollimin e gjakut dhe përmirësimin e imunitetit. /Gazeta Shneta/