Parandalojini infeksionet e syve tek fëmijët, duke ndjekur këto këshilla

2018-08-01 në ora 16:04

Stina e verës është një fazë kur të vegjlit tanë janë më të predispozuar të preken nga infeksionet e syve. Kjo, ngase uji i papastër nëpër pishina ose edhe në det, mund të zhvillojë këtë lloj infeksioni shumë lehtë.

Por, në lidhje me këtë, ISHP ka përgatitur disa këshilla, të cilat mund të parandalojnë këso lloj infeksionesh, si dhe të largojnë rrezikun e cënimit të jetës të së vegjëlve.

Ndiqini ato më poshtë:

Shmangni fërkimin e syve me duar të palara. Ato mund të bëhen burim infeksioni për sytë.

Larja e kujdesshme e duarve është e mjaftueshme për të parandaluar disa sëmundje të syrit

Shpesh fëmijët luajnë me kafshët shtëpiake. Evitoni kontaktin e tyre me fytyrën e fëmijës.

Të gjithë fëmijët duhet të bëjnë të paktën një vizitë tek okulisti midis moshës 5-10 vjeç, për të vërtetuar nëse kanë probleme të shikimit të cilat mund të korrigjohen.

Këshillohuni me mjekun sa herë që fëmijët tuaj kanë probleme me sytë, si: kruajtje, skuqje, lotim të syve apo vështirësi në hapjen e syve si pasojë e sekrecioneve (sklepave).

– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.