Bllokimi i poreve dhe rritja e qimeve nën lëkurë duket të jetë makthi më i madh i femrave! Inflamimi i folikulave te qimeve bën që këto të fundit të rriten horizontalisht e zona përreth të infektohet. Metodat e gabuara të depilimit bëjnë që lëkura të acarohet për disa ditë derisa qimja e rritur nën lëkurë të shkulet me rrënjë.Në mënyrë që të përshpejtoni procesin e shërimit dhe të parandaloni rritjen e qimeve nën lëkurë Living do të ndajë me ju disa disa truke,shkruan Living, transmeton Gazeta Shneta.
Eksfoljimi
Përgatiteni lëkurën duke bërë një scrub jo shumë të fortë për të eleminuar shtresat e vdekura të lëkurës. Kripa vepron jo vetëm si një eksfoliant që pastron lëkurën, por gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në mënyrë që poret të hapen. Gjithçka që duhet të bëni është përzierja e ½ lugë gjelle kripë me një gotë uji. Përdorni një top pambuku për të aplikuar drejtëpërdrejtë këtë përzierje në lëkurë. Të njëjtën gjë mund ta bëni dhe me sheqer e mjaltë.
Kompresa
Një copë e lagur me ujë të ngrohtë jo vetëm që do të hapë poret, por do të bëjë edhe më të lehtë depilimin e qimeve. Mënyra më e mirë për të depiluar qimet në zonën intime është brisku pasi kjo metodë nuk e dobëson qimen duke bërë që të rritet brenda. Përpara se të depiloheni lyeni lëkurën me një xhel hidratues dhe bjerini qimeve me brisk në drejtimin që rriten pa shumë presion.
Pas dushi
Pas dushi sigurohuni që lëkurën gjithnjë ta hidratoni dhe shmangni fërkimet e lekures 48 orë pas heqjes së qimeve
Pas 3 të depiluarash me dyll rekomandohet që qimeve t’I bini me një makinë e cila i pret. Kjo gjë do të forcojë qimet tejet të dobësuara e për pasojë ato do të dalin në sipërfaqe. Kjo metodë aplikohet kur qimet nën lëkurë janë në masë duke përfshirë një zonë të madhe të trupit. /Gazeta Shneta/