Gjatë ditës së djeshme janë raportuar shenjat e para pozitive në lidhje me vaksinën e parë të prodhuar nga Kompania Farmaceutike Amerikane “Moderna”.
Pas këtij lajmi, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive, Dr.Anthony Fauci, ka parashikuar se SHBA’të do ta kenë vaksinën deri në fund të vitit 2020 tregon BBC, transmeton GazetaShneta.
Sikurse shkencëtarët tjerë, ai shtoi se mbeten shumë të panjohura rreth COVID-19, përfshirë këtu dhe kohëzgjatjen e vaksinës në trupin e njeriut./GazetaShneta/